Gazetari Erli Murati, ka folur për News24 për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj të vitit të ardhshëm.
Për Muratin, situata e brendshme e Partinë Demokratike është jo e favorshme. Në lidhje me grupin e deputetëve të Berishës dhe të Alibeaj, ai u shpreh se këto dy palë janë duke qëndruar në të njëjtën varkë, por që sipas tij po lundrojnë me rrema në krahë të kundërta.
“Atmosfera 6 muaj para zgjedhjeve është e qetë. Më parë kemi parë protesta, çadra, greva urie, por tani është e qetë. Më parë e kanë nxehur situatën. Problematike është situata e brendshme e PD-së, kjo pasi kanë vendosur që të hyjnë më kandidatë të veçuar. Nuk shoh rrezik për përshkallëzim të opozitës. Nëse do të fitojë dhe të jetë konkurruese në qytetet e mëdha, duhet të kenë vullnet, por mendoj se nuk e kanë. Grupimi i Ailibeaj nuk ka një marrëveshje, me atë të grupit të Berishës. Ndaj dhe kjo ka kosto. Nga pikëpamja e grupimit politik, kemi dy anë. Kur me vetëdije futesh në një garë që e di që nuk do e fitosh, atëherë ti do quhesh me një emër tjetër. Edhe Ilir Meta kur ishte pjese e PS-së nuk e gjeti veten atje dhe ndaj filloi themelimin e PL-së dhe Ben Blushi, që nisi me botimin e librave. Pra, të qëndrojnë në të njëjtën varkë, por me rrema në krahë të ndryshme do të pësoje humbjen e PD-së”, u shpreh Murati
Diskutime rreth kësaj post