Gazetari Lavdrim Lita ishte i ftuar këtë të enjte në një emision televiziv ku u shpreh se kryeministri Rama, mezi po e mban zemërimin e tij kundrejt drejtësisë, SPAK dhe GJKKO.
Sipas tij kryeministri tashmë me vendosjen në arrest shtëpie të ish-kryeministrit Sali Berisha mund të ketë filluar të mendojë se në të ardhmen mund të gjendet në të njëjtin pozicion me tënd ndaj po përpiqet që të forcojë pozitat e tij politike.
“Mendoj se ai me zor po e mban zemërimin brenda vetes së tij. Zemërimin ndaj drejtësisë ndaj SPAK dhe GJKKO-së që ai mendonte se mund ti presiononte, kjo nuk mohonte se Beqja dhe miqtë e tij më të afërt jo vetëm në politikë por edhe jashtë saj po hetohet dhe po shkon drejt një akuze zyrtare shumë shqetësuese për të.
Fakti që zoti Berisha është në këtë situatë mund ta bëjë që t’i shkojë në mendje që një ditë mund të jetë ai në të njëjtin pozicion si ish-kryeministër. Ai po mendon për të përforcuar pozitat e tij politike. Unë mendoj se atij do t’i vijë surpriza nga qytetarët, pasi ka një rritje të pakënaqësisë e cila do të rritet edhe më shumë me rritjen e taksës”,-tha gazetari Lavdrim Lita.
Diskutime rreth kësaj post