Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që në momentet e para kur Kosova ka refuzuar nismën e tij dhe të Vuçiqit për Minishengenin ka filluar sulmet ndaj klasës politike në vend. Më së ashpëri ka sulmuar kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinajn, i cili edhe përkundër gjithë ofendimeve që i bëheshin , thoshte se Edi Ramën e ka vëlla.
Ulja në tryezë me Vuçiqin dhe bashkërendimi i veprimeve me Serbinë, përveç klasës politike, ka irrituar edhe popullin e Kosovës, të cilët kanë vërshuar rrjetet sociale me kritika e akuza për Edi Ramën.
Kjo pasi që takimi i tij me Vuçiqin në Tiranë ka ardhur vetëm pak ditë pasi kreu i shtetit serb ka mohuar Masakrën e Reçakut dhe i ka dalë në mbrojtje ish-ministrit serb në qeverinë e Kosovës, Ivan Teodosijeviq.
E duke parë gjithë këtë situatë të tensionuar, dikush e ka sfiduar Edi Ramën. Gazetari i njohur shqiptar, Andi Bushati, i cili njihet për qëndrime te tij kritike ndaj pushtetit, ka thënë se do të ishte mirë që Edi Rama të planifikojë një vizitë në Kosovë.
“Do ishte bukur që Rama të planifikonte ndonjë vizitë në Prishtinë këto ditë”, ka shkruar Bushati në profilin e tij.
Diskutime rreth kësaj post