Gazetari Genc Burimi u shpreh sot në emisionin ‘Breaking, se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë e paanshme, e nëse bie, këtë vend e ka marrë lumi.
Burimi po komentonte nëse Gjykata Kushtetuese do marrë vendimin për shkarkimin e Ilir Metës nga Presidenca. Sipas analistit, Meta ndihet i kërcënuar dhe se Partia Socialiste kërkon ta heqë.
“Metës i ngelet edhe një vit në Presidencë, Partia Socialiste nuk kishte pse të nxitonte kaq shumë. Zgjedhjet mbaruan, PS fitoi. Hapja e negociatave për Shqipërinë duhej të ishte kryesorja. Pse të bënte një gjë të tillë PS tani. Është një furtunë në një gotë ujë, ku Partia Socialiste mund të ketë vetëm probleme dhe asnjë avantazh. Heqja apo jo e Metës nuk ka asnjë avantazh për PS-në”, – tha Burimi.
Gazetari Burimi shtoi se e gjithë kjo është hipokrite dhe cinike. Duke komentuar presidentët në shtete të tjera, tha se ata kanë bërë më shumë se Meta për partitë e tyre.
“Në Shqipëri kemi 3 vite pa gjykatë, e kjo është përgjegjësi e PS. Shkarkimi i Metës është hakmarrje e pastër politike. Nuk është momenti për t’u marrë me Metën. Shqipërisë i bëri më shumë dëm ajo dosja e Saimir Tahirit, ku shkruan të gjithë, ishte tmerr, e PS nuk veproi në mënyrë emergjente. Sot me Metën ka një vullnet që është i pakuptueshëm. Shpresoj që po bëni diçka që nuk mund të ndikojë në negociatat për Shqipërinë”, – tha gazetari.
Diskutime rreth kësaj post