Gazetari Genc Burimi është i bindur se shpallja non-grata e Berishës nga DASH erdhi për faktin se ai nuk njohur zgjedhjet e 25 prillit.
Burimi tha për emisionin ‘Tempora’ se i rrezikuar gjithashtu është edhe Lulzim Basha.
Në gjykimin e tij, Basha do të mund të shpëtojë kokën dhe postin vetëm nëse njeh zgjedhjet.
“Për mua SHBA i nxorën dosjen Berishës se nuk njohu zgjedhjet. Zgjedhjet duhet të njihen, Shqipërisë duhet ti hapen sa më shpejt negociatat. Sot nëse ju vini në pushtet në PD ( i thotë Edith Hardhit), vini sepse Basha dhe Berisha nuk duan të njohin zgjedhjet. Këtu ndahen gjërat, ju i njihni, ata nuk i njohin, pastaj të vendosin vetë demokratët. Por kjo është ajo që i kushtoi Berishës.
Edhe Basha është në një kërcënim të madh po aq sa Berisha, ndonëse Basha tregohet më i zgjuar. Nëse do të dalë me një deklaratë për njohjen e zgjedhjeve shpëton kokën e postin. Amerikanët këtë duan sot, të tjerat janë pallavra. Duan njohjen e zgjedhjeve,hapjen e negociatave dhe presion mbi Serbinë pas. Ti thuhet Serbisë shikoni, Shqipëria i hapi negociatat, Shqipëria do të hyjë, po ju o të mjerë serbë do ta njihni apo jo Koosvën përndryshe Shqipëria do të hyjë para jush në Europë. Kjo luhet sot.”, – tha Genc Burimi.
Diskutime rreth kësaj post