Gazetari Mentor Kikia është revoltuar me përfaqësuesit e PD-së, Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibej. Gjatë emisionit “Opinion”, Kikia kërkoi prej tyre që t’i shpjegonin se ku po vidheshin paratë me inceneratorët, duke i kërcënuar se do t’i binte kokës me shkop kujdo që bënte dredhi.
Fillimisht kur sapo nisi fjalën, moderatori Blendi Feviu u tregua i gatshëm t’ja jepte, por kur mori vesh qëllimin e Kikisë, u tërhoq.
PJESË NGA DEBATI NË STUDIO:
Mentor Kikia: Po marr rastin e Fierit, Më shpjego qartë, shkurt dhe thjeshtë, Unë do marr shkopin e Fevziut tani…
Blendi Feviu: Ja!
Mentor Kikia: …dhe do i bie kokës, kujdo…
Blendi Feviu: Jo, jo! Për kokën s’ta jap
Mentor Kikia: Më shpjego ku është afera korruptive në fier. Njerëzit duhent të dijnë nëse vërtetë po vidhen para. Pa përralla
Diskutime rreth kësaj post