Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, mesa duket është i shqetësuar pse kryeministri Rama është përdorues i mirë i rrjeteve sociale, mediume këto pa asnjë kosto, por shumë të vlefshme për komunikim publik
Për këtë arsye, sot ai ka sulmuar ERTV duke anatemuar edhe gazetarin Alteo Hysi që bën Intervistat në Facebook-un e kryeministrit, duke aluduar se ai paguhet me paratë e taksave.
Por, një përgjigje e fortë i ka ardhur ish-deputetit të Kryemadhit nga gazetari Hysi, i cili duke informuar Spahiun se cjanë rrjetet sociale, thekson se “Dritaren virtuale ERTV na e ka bërë dhuratë Zuckerberg, ku bashkë me mua, të rinj të tjerë të angazhuar aty, janë tërësisht të integruar në këtë hapësirë, të nxitur nga pasioni dhe vullneti.
Kostoja që i shkakton angazhimi im në ERTV, taksave publike dhe buxhetit të shtetit është 0 dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme…
Fiksoje, 0!”
Në fund të reagimit të tij, Hysi duke thumbuar Spahiun shkruan “Sa për të vërtetat, një njeri që vihet në rresht, si një pupac, për të tradhëtuar interesin e shqiptarëve që duhej t’i përfaqësonte në tribunën e lirisë së fjalës, Kuvendit të Shqipërisë, është i fundit që duhet të flasë për to.
Ta siguroj se pyetjet dhe përgjigjet në ERTV janë shumë më të vërteta se sa deklaratat e rrotulluara në sferën e parashikimeve horoskopike🔮, ku jeni zhytur kokë e këmbë.👎”
Reagimi i plote:
Z.Spahiu duhet të kuptojë që dritaren virtuale ERTV na e ka bërë dhuratë Zuckerberg, ku bashkë me mua, të rinj të tjerë të angazhuar aty, janë tërësisht të integruar në këtë hapësirë, të nxitur nga pasioni dhe vullneti.
Kostoja që i shkakton angazhimi im në ERTV, taksave publike dhe buxhetit të shtetit është 0 dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme…
Fiksoje, 0!
Sa për të vërtetat, një njeri që vihet në rresht, si një pupac, për të tradhëtuar interesin e shqiptarëve që duhej t’i përfaqësonte në tribunën e lirisë së fjalës, Kuvendit të Shqipërisë, është i fundit që duhet të flasë për to.
Ta siguroj se pyetjet dhe përgjigjet në ERTV janë shumë më të vërteta se sa deklaratat e rrotulluara në sferën e parashikimeve horoskopike🔮, ku jeni zhytur kokë e këmbë.👎
Diskutime rreth kësaj post