Gazetari Ardit Hoxha tha se Sali Berisha ka mbështetjen më të madhe të demokratëve në dy zgjedhjet e fundit por shtoi se është e paqartë ndarja fikse e atyre që mbështesin Berishën dhe Bashën.
Ai tregoi se në grupin prej 20 deputetësh që votuan pro Gazment Bardhit për kreun e grupit pas dorëheqjes së Alibeajt, rreth 14 prej tyre janë kundër rikthimit të Bashës.
“Është e vështirë për të bërë një ndarje fikse se kë mbështesin Bashën apo Berishën. Nëse grupojmë rreth 20 deputetët pjesë të grupit që firmosën për Bardhin si kryetar i grupit, mes tyre 14 nuk e duan rikthimin e Bashës. Edhe vetë Tabaku që pas zgjedhjeve nuk është shumë e qartë në vendimmarrjen politike, por e ka thënë shumë herë që Basha është e shkuara”, tha gazetari.
Diskutime rreth kësaj post