Gazetari i sportit Tami Kona komentoi në një intervistë televizive shitjen e biletave Shqipëri-Çeki. Ai u shpreh se situata është skandaloze dhe se deri më 12 tetor kur të zhvillohet ndeshja, do ta kenë shumë të vështirë.
Ai debatoi në studio me gazetaren Esmeralda Mulaj sa i takon çështjes se një grua nuk mund të vijë para një burri në stadium në një kohë kur për bileta është krizë.
Tami Kona: Pa ardhur djali nuk mund të vijë gruaja ime dhe kur them këtë e them në kuptimin e mirë. S’po merrem as me gruan e shokut as me gruan e çunit të tezës, por tani gratë nuk mund të shkojnë para burrave në stadium.
Esmeralda Mulaj: Ky është diskriminim, nuk jam dakord me këtë. Po ti thuaj nuk mund të shkojë një ministër apo një deputet para një tifozi që shkon gjatë gjithë kohës dhe unë kam një dyshim, qofsha e gabuar, që ne do të shohim gjithë tribunën VIP, pjesën kryesore me VIP-a që i kanë marrë jo online ato bileta.
Tami Kona: Me gjithë respektin që kam, kur përmenda gruan time e përmend në kuptimin e mirë, ajo pastaj se kush shkon në stadium, e dimë se kush shkon në stadium. Ka mundësi kjo grua, nuk ka rëndësi se kush është të gjejë një biletë, do t’ja marrë një burri që vjen.
Diskutime rreth kësaj post