Gazetari Endri Xhafo, në një intervistë me Erla Mëhillin, ka paralajmëruar “valë non-gratash” nga ambasada britanike, duke u shprehur se personat e shpallur “non-grata” nga Mbretëria e Bashkuar, do të zbulohen në qershor.
Ai deklaroi se personat e padëshiruar nga Britania, nuk po shpallen tani për të mos ndikuar në zgjedhjet e 14 majit.
Më tej, Xhafo tha se personia që i zbuloi informacioni, ia tha qëllimisht në mënyrë që paralajmërimi për “non-grata” të bëhej publik.
“Nuk po të them si, qysh, tek, por po të them, biseda ka qenë off the rekord (jo zyrtare, pa praninë e kamerave). Gazetarët bëjnë herë pas here takime off the rekord, nuk po të them me kë dhe kur dhe si. Në bisedë kam qenë unë dhe dy kolegë të tjerë. Kam pyetur personin që kisha përballë për të gjithë çështjen e marrëdhënieve Shqipëri-Britani në këto momente, që janë “non grata” e Sali Berishës dhe kryesisht çështja e emigracionit dhe në çështjen e Sali Berishës nëse ju habit apo jo mbështetja që ai ka dhe përgjigja ishte: ‘Ishte veprim i parë i një vale që do të ndodhë, thjesht Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar nuk do të ndërhyjë në zgjedhjet që do të mbahen. Në qershor do të ketë zhvillime të tjera’, fjalë për fjalë. Nëse personi më ka gënjyer, po ju gënjej. Kjo më la ndjesinë që personi që ma tha, në një mënyrë ose në një tjetër, donte që kjo gjë të dilte, ndaj po e them. Ne i themi shqip “bjeri pragut të dëgjojë dera. Mbase s’do ta kisha thënë, por meqë Kreshniku (Spahiu) përmendi zhvillimet që pritet të ndodhin, po e them”, tha gazetari.
Diskutime rreth kësaj post