Një konstatim i gazetarit Armand Shkullaku lidhur me mënyrën e funksionimit të mediave dhe fjalës së lirë në kohën e Berishës, ka detyruar Bashën të marrë një vendim.
Kreu i PD-së Lulzim Basha duke ju përgjigjur, gazetarit Armand Shkullakut i cili u shpreh se edhe PD ka mbajtur media afër dhe larg vetës, ndërkohë që i kërkoi që këtë tryezë ta niste me një ‘mea culpa’ për atë që ka bërë PD-në kur ishte në pushtet.
Basha tha se do të bëhet me Mea Culpa e PD-së për gjithçka në këto 30 vite.
“Jam i gatshem të bëj nje zotim solemn për anulimin e ketij akti apo akti tjetër që cënon standardet europiane të shprehjes së lirë.
Kërkesën për të hartuar se bashku një kuadër rregullues që do të hyjë në fuqi në javën e parë të qeverisjes nga opozita e bashkuar.
Zotimi im është dhënia fund e çdo praktike që ka për qëllim dobësimin apo korruptimin e medias në transmetimin e mesazhit me kaseta, bllokim të gazetareve, liste e zezë e cila tek me nuk ekziston.
Tre përkushtime i marr sot para jush.
Me të 25 shoqatat e medias nga dita e mërkurë e tutje mirëpres çdo forme konsultimi me ne dhe ekspertet tanë.”– u shpreh Basha.
Diskutime rreth kësaj post