Gazetari Robert Rakipllari në studion e “Opinion” ka bërë një deklaratë të fotë në lidhje me ministrin e ri që zëvendësoi Fatmir Xhafajn. Rakipllari u shpreh në emision, se do të jetë një ministër i Brendshëm formalisht, pasi është një personazh që nuk ka fuqi politike. Ai deklaroi se Sandër Lleshi nuk do të jetë ministër i Brendshëm, por një ndihmës i kryeministrit.
Për Rakipllarin, Lleshi është një figurë me integritet, akademik me një profil shumë të mirë, por që nuk mund të jetë dot ministër i Brendshëm i vendit.
“Ai do jetë ministër i Brendshëm formalisht. Ai është një personazh që nuk ka fuqi politike. Sandër Lleshi është një person me integritet dhe katolik është akademik. Ka një profil shumë të mirë. Ai nuk mund të jetë dot ministër, pasi ministër është kryeministri. Përgjegjësinë për Ministrinë e Brendshme do e ketë nga kryeministri.” u shpreh Rakipllari.
Diskutime rreth kësaj post