Shkrimi i agjencisë londineze të lajmeve “Reuters”, botuar te gazeta “Bashkimi” më 27 shkurt 1945. Biseda e gazetarit britanik me drejtuesit e ushtrisë që po hynte për të marrë pushtetin në nëntor 1944.
Nga Kastriot Kotoni
Historinë e kemi sa të freskët aq edhe të frymëzuar nga lloje të ndryshme interpretimi e për të qenë të saktë në kërkim të së vërtetës herë kemi shtangur me faktet e reja dhe herë kemi kuptuar se na duhet shumë kohë për ta parë të vërtetën me sy, se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me ne shqiptarët në këto vite.
Nuk do jem kurrë partizan i frymëzimeve për të shtuar numrin e veteranëve të luftës, për arsye elektorale, siç nuk do të jem kurrë një qytetar që do paguaj haraçet e regjimit diktatorial për një numër shumë të ekzagjeruar të ish-të përndjekurve politikë në varësi të elektoratit të ashtuquajtur të djathtë. Enigmave të historisë, megjithëse quhemi një shoqëri e hapur nuk i kemi arritur t’i kapim as majën e ajsbergut.
Shumë historianë të huaj të cilët mbrojnë doktoratura të ndryshme me temë “Shqipëria në kohën e diktaturës” dhe aq më pak të tranzicionit të shprehen, se i keni akoma arkivat e mbyllura dhe me një kosto jashtëzakonisht të lartë. Deklasifikimi i dokumentave nuk është aktivizuar me ligj. Ndaj kemi më shumë historinë e bërë nga burime të huaja dhe nga autorë të huaj. Shumë sinjifikativ është fakti, se doktorantët e huaj e mësojnë vetë gjuhën shqipe për një ose dy vjet. Tashmë doktorantët në universitetet shqiptare shtetërore dhe private po kërkojnë mbrojtjen e disertacioneve me tema nga historia e Shqipërisë qysh nga viti 1939-1990. Lufta Nacional Çlirimtare e popullit shqiptar gëzon numrin më të madh të kërkuesve shkencorë të vendit dhe nga bota.
Takimi
“Një ditë pas arritjes sime Hoxha pranoi të më japë një intervistë. Një Oficer Epror i Misionit Aleat më udhëhoqi derisa më shpuri tek dhoma e Gjeneralit. Te dera gjetëm një roje krenare që na priti për nder armë, kur u ngjitëm në zyrën e Kryetarit të Shtabit, të përzemërtit Gjeneral-Major Spiro Mojsiu. Gjeneral Kolonel Enveri ishte i zënë me plane ushtarake se para një jave do të çlirohej Tirana dhe do të sulmohej pikëmbështetja më e fuqishme e nazistëve, Elbasani. Kuartieri i Përgjithshëm ishte vendosur në një shtëpi të mirë, me mure të lyera me shërbet të bardhë, me disa piktura nëpër mure dhe me mobilet e nevojshme.
Prapa një tryeze mbuluar me harta qëndronte një burrë i bukur, me fytyrë të djegur nga dielli, pak më tepër se 30 vjeç, me uniformë si në ngjyrë të hirtë, me shenja të qëndisura në krah. Gjeneral-Kolonel Enver Hoxha, Kryetar i Shqipërisë se Re dhe Komandant i Ushtrisë Partizane më përshëndeti me një buzëqeshje të këndshme dhe më kërkoi ndjesë që nuk mund të fliste anglisht. Bisedimi ynë u bë në gjuhën frënge të cilën ai e flet jashtëzakonisht mirë. Në të vërtetë ai ka qenë profesor i gjuhës frënge përpara luftës dhe ka studiuar letërsi frënge dhe drejtësi në Paris e në Bruksel. Mua Gjeneral-Koloneli mu duk tepër i dashur. E dija që ishte njeri i lexuar dhe njeri që kupton dhe pata frikë se mos më bënte ndonjë pyetje që do të më vinte në vështirësi dhe mos më detyronte të bëja propagandë. Përkundrazi ai nënvizoi solidaritetin e Shqipërisë, që kishte besim në kauzën Aleate. “Dua që të tregoj mirënjohjen time, tha ai, për ndihmën tuaj në të shkuarën që e bëri të zonjën Ushtrinë Kombëtare të Çlirimit ta vazhdojë luftën me sukses kundra invadonjësve. Pastaj vazhdoi të më shpjegojë gjendjen ushtarake.
Fuqia gjermane e nisur nga Elbasani po mundohej të kalonte nga Qafën e Krrabës, për t’i ardhur në ndihmë garnizonit të Tiranës, por deri atëherë nuk kishin patur sukses. Më vonë u mor vesh që kjo fuqi kurrë nuk e kaloi Qafën e Krrabës, gjermanët u ndalën u rrethuan e u shkatërruan prej partizanëve shqiptarë. Gjeneral-Kolonel Enver Hoxha interesohej për sulmet e armatës V kundër Londrës. Enver Hoxha më la përshtypjen e një udhëheqësi të zotë dhe të një personaliteti hijeplotë.
Takimet e gazetarit britanik me udhëheqës të tjerë si Dr. Omer Nishani, i ngarkuar në atë kohë si përfaqësuesi i Qeverisë për Punët e Jashtme, i bënë përshtypje për tipin e këtij të fundit plot humor e shaka, si një njeri i gjezdisur nëpër botë dhe kur ishte në Gjenevë botonte fletoren antizogiste “Liria Kombëtare”.
Në takimin e gazetarit me shefin e propagandës të Frontit të Çlirimit Kombëtare Sejfulla Malëshova, i cili si shumë udhëheqës të tjerë fliste në gjuhën frënge shumë mirë.
Sipas Malëshovës po të bëhej një sulm i befasishëm dhe më i rreptë për çlirimin e Tiranës dëmet do të ishin shumë të vogla. Malëshova më tha se toskë edhe gegë sot janë bashkë dhe se populli i veriut nuk i sheh si të huaj vëllezërit e tij toskë e luftojnë bashkë për çlirim kombëtar.
Profesori më tha se një nga detyrat e tij kryesore ishte krijimi i një Agjensie Shqiptare Lajmesh.
Para se të largohej gazetari britanik shkruan se është takuar edhe me Dr. Ymer Dishnicën dhe Dr. Medar Shtyllën, ky i fundit tip plot me humor. Dr. Ymer Dishnica është një djalë i zgjuar dhe më foli për planet e Shqipërisë së ardhshme.
Dr. Dishnica më tregoi për pasuritë nëntokësore të Shqipërisë, më theksoi se vendi kishte mbetur prapa nga regjimi i Zogut, i cili nuk e kishte popullin me vete, sepse ky regjim kishte paralizuar krejt iniciativën private dhe reforma agrare mbeti vetëm në letër. Pata dhe bashkëbisedime me zonjushën Liri Gega, e cila ishte përfaqësuesja e tipit të gruas europiane. Kjo vajzë partizane më la përshtypjen e ballkanasve të rinj shkruan gazetari britanik…
Diskutime rreth kësaj post