Gazetarët kanë protestuar sot para Bashkisë së Tiranës, kundër censurës mediatike.
Gazetarët akuzojnë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se ka ndërhyrë duke përdorur influencë të paligjshme në media për të bllokuar transmetimin e dy investigimeve për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.
Bëhet fjalë për shkarkimin e drejtoreshës së A1Neës, Alida Tota dhe bllokimin e emisionit “Publicus” që kishte të bënte pikërisht me hetimin e vdekjes së 17-vjeçarit.
Diskutime rreth kësaj post