Ditën e sotme trajneri i Kombëtares Edi Reja doli në një konferencë për shtyp para ndeshjes që Shqipëria do të luajë me Hungarinë ditën e nesërme në ”Elbasan Arena”.
Përveç gazetarëve shqiptar, në sallë ishin të pranishëm dhe gazetarët hungarez të cilët nuk hezituan të pyesnin Rejën mbi përshtypjet e tij për kundërshtarin dhe sa e njihte trajnerin e tyre.
Reagimi i Rejas:
”Trajnerin e Hunagrisë, Marko Rosin e njoh mirë si futbollist ashtu dhe si trajner. E vlerësoj shumë si në aspektin human si njeri dhe si trajner. Ka treguar gjëra të mira, ka treguar që është trajner i aftë dhe me Hungarinë.
Sa i përket pikës së fortë të Hungarisë mendoj se është forca e kolektivit jo lojtar në veçanti por grupi, ka frymë të mirë, ka lojtar që sakrifikojnë, sidomos te pjesa e mbajtjes së topit. Janë kompakt në mbrojtje, do të jetë e vështirë ti çajmë në mbrojtje nuk të lënë hapësira. Do të mundemi t’i tërheqim para që të lënë hapësira prapa dhe t’i godasim. Do të jetë sfidës e vështirë pasi Hungaria është ekip kompakt sidomos në mbrojtje”, tha Reja.
Diskutime rreth kësaj post