Qendra Europiane për Median e Lirë i ka dhënë një shuplakë të fortë qeverisë duke kërkuar heqjen dorë nga ndryshimet e fundit ligjore përmes të cilave synon të shantazhojë portalet dhe mediat në përgjithësi, raporton Albeu.com.
Përmes një deklarata, ECPMF kërkon nga qeveria tërheqjen e ligjeve, të cilat sipas saj cënojnë rëndë lirinë e medias në Shqipëri.
Kësaj deklarate i janë bashkuar edhe Federata Europiane e Gazetarëve dhe Reporterët pa Kufij.
“Ne e kuptojmë faktin se kjo nismë bëhet për të luftuar dezinformimin. Shqipëria nuk është i vetmi vend që prekët prej këtij fenomeni, madje janë prekur edhe vende të zhvilluara si Belgjika, Britania e Madhe apo Gjermania”, deklaron ECMPE duke vijuar: Media online vetërregullohet. Madje, vetë OSBE ka kërkuar nga qeveria që të mos detyrojë mediat online që të regjistrohen, gjë e cila mund të sjellë problematika sa i përket lirisë së medias.
“Ne shpreshim shqetësimin tonë se ndryshimet ligjore janë bërë me dyer të mbyllura pa u konsultuar me grupet e interesit dhe gazetarët. Si një vend kandidat për në BE, qeveria juaj duhet të tregohet transparente në raport me grupet e interesit që preken nga këto ndryshime.
Ne presim nga qeveria juaj që të heqë dorë nga këto ndryshime ligjore dhe të përfshirë në proces edhe gazetarët, OSBE, BE-në dhe Këshillin e Europës për çështje të tjera që kanë të bëjnë me ndryshime që prekin lirinë e medias në Shqipëri. Presim nga ju një reagim me shkrim ku të thuhet se keni hequr dorë nga këto ndryshime”, përfundon reagimi i Qendrës Europiane për Median e Lirë. /albeu
Diskutime rreth kësaj post