“Shkëlzen Berisha është një prej mafiozëve më të mëdhenj të Ballkanit”. Ndërsa drejtësia shqiptare duhet ende të provojë “mëkatet” e djalit të ish-Kryeministrit, përfshirja e Shkëlzenit në afera të errta bëhet si e mirëqënë në Zvicër.
Denoncimi vjen prej një prej të përditshmëve më të mëdha zvicerane, “Basler Zeitung”, gazeta kombëtare me qendër në Bazel.
Në një artikull të publikuar fillimisht në vitin 2014, gazeta zvicerane analizon djemtë e disa prej personave më të fuqishëm të Ballkanit, që falë lidhjeve të baballarëve të tyre kanë fituar statusin e të “paprekshmëve” nga drejtësia, duke u përfshirë në afera të shumëfishta.
Artikulli i gazetës zvicerane është rikthyer në qendër të vëmendjes nga përfshirja e Shkëlzen Berishës në një tjetër superaferë korrupsioni të qeverisë së kaluar, atë të bërë me kompaninë çeke “CEZ”, një çështje aktualisht nën hetim nga një Komision Parlamentar.
Në artikullin e saj, “Basler Zeitung” heq një paralele të drejtpërdrejtë midis Shkëlzen Berishës dhe djalit famëkeq të Slobodan Milosheviçit në Serbi, edhe ai i akuzuar si i përfshirë në disa trafiqe fitimprurëse kriminale.
“Në Shqipëri, një tjetër republikë buzë Adriatikut, janë shtuar thirrjet që Shkëlzen Berisha të dalë përpara drejtësisë. Djali i presidentit dhe kryeministrit jetëgjatë në pushtet, Sali Berisha, është përfshirë në disa skandale korrupsioni, duke fituar kontrata publike. Shkëlzeni akuzohet kryesisht për shkak të shpërthimit në një fabrikë municionesh në fillim të vitit 2008. Nga shpërthimi mbetën 26 të vdekur dhe më shumë se 300 të plagosur. Në këtë punishte demontohej municion i vjetër. Por, disa politikanë të lartë, biznesmenë të dyshimtë dhe djali i kryeministrit e përdornin si biznes fitimprurës: municioni 50-vjeçar me origjinë kineze dhe sovjetike i shitej ushtrisë afgane. Për dhjetë franga në ditë, fshatarët shqiptarë, gra e fëmijë ndanin predhat e bronzit duke marrë barutin”, denoncon e përditshmja zvicerane.
Në shkrimin e saj, “Basler Zeitung” u ndal edhe tek lidhjet e familjes Berisha me trafikun ndërkombëtar të armëve dhe me mënyrën, se si dëshmitari i vetëm i çështjes së Gërdecit, Kosta Trebicka, u gjet i vdekur në rrethana misterioze./Lexo.al
Diskutime rreth kësaj post