Gazeta maqedonase “Veçer”, e cila njihet për qendrimet e saj antishqiptare, në një shkrim të botuar sot godet futbollistin shqiptar Lorik Cana.
“Ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana rregullisht në mediat dhe në rrjetet sociale, ka dhënë mbështetje për pavarësinë e Kosovës, figurën e kriminelit të luftës, Ramush Haradinaj”,- shkruan “Veçer”.
Në këtë artikull goditet edhe lojtari i kombëtares bosnjake, Senad Luliq, i cili në një takim me Lorik Canën ka bërë një foto me shqiponjën dy krenare.
“Luliq dhe Cana janë për Shqipëri të Madhe”, është titulli i njërit prej shumë artikujve të “Veçerit” që synojnë nxehjen e atmosferës antishqiptare në Maqedoni.
Diskutime rreth kësaj post