Një gazetë serbe i bëri thirrje ambasadorit amerikan në Beograd të kërkojë falje dhe tha se do ta padisë atë nëse nuk i tërheq fjalët fyerjet në drejtim të saj.
Ambasadori Kyle Scott e ka quajtur “plehër” gazetën ‘Informer’ si dhe e ka akuzuar për publikim të lajmeve jo të vërteta.
“Ambasadori, pa asnjë arsye dhe provokim, ka fyer gazetën në mënyrën më vulgrare”, thuhet në një dekaratë të ‘Informer’.
Gjithashtu thuhet se gazeta do ta padisë ambasadorin edhe në Serbi, edhe në SHBA nëse nuk kërkon falje.
Scott i ka bërë komentet e tij më 18 maj, pasi është pyetur nga një gazetar i ‘Informer’ të komentojë një raport të kësaj gazete, i cili thotë se Bashkimi Evropian planifikon të pengojë negociatat për anëtarësimin e Serbisë “sepse disa zyrtarë nuk e pëlqejnë mënyrën se si Aleksandar Vuçic udhëheq Serbinë”.
Në videon e postuar nga agjencia serbe e lajmeve ‘Tanjug’, ambasadori Scott shfaqet duke thënë në gjuhën serbe: “A jeni ju nga ‘Informer’? Më falni që them, por kjo nuk do të ishte gënjeshtra e vetme që kam lexuar në ‘Informer’ dhe me siguri nuk do të jetë e fundit. Ekziston i ashtuquajturi informacion i bazuar në burime që nuk kam ide se kush janë. ‘Informer’ është plehër e zakonshme, siç do të thoshte kryeministri juaj. Mediat duhet të bazohen në fakte dhe unë nuk shoh fakte në ‘Informer”, ka thënë Scott, njofton REL.
Diskutime rreth kësaj post