Mediat greke shkruajnë se Presidenti turk ka paraqitur një ankesë penale kundër drejtuesve kryesorë të së përditshmes “Dimokratia”.
Ministria e jashtme e Turqisë ka dënuar publikisht një artikull të Greqisë, ndërsa “ankesat” ia paraqiti ambasadorit grek.
“Në emër të qeverisë turke, dënoj me fjalët më të forta botimin e fyerjeve drejtuar Presidentit tonë, në faqen e parë të një gazete ekstreme të djathtë”, shkroi Fahrettin Altun, drejtori i komunikimit në presidencën Turke, në një letër drejtuar Zëdhënësit të qeverisë greke, Stelios Petsas.
Altun i kërkoi Greqisë të vinte para drejtësisë ata që ishin përgjegjës për veprimin “e turpshëm”.
Ministria Greke e Punëve të Jashtme u përgjigj se përdorimi i gjuhës ofenduese është i dënuar, por shtoi se liria e Shtypit është plotësisht e mbrojtur në Greqi.
Më poshtë njoftimi i plotë:
“Liria e shprehjes dhe liria e Shtypit janë plotësisht të mbrojtura në Greqi.
Ky fakt nuk e mohon detyrimin për të mos i fyer personalitetin ndonjë individi, veçanërisht të një udhëheqësi të huaj.
Përdorimi i gjuhës ofenduese është në kundërshtim me kulturën politike të vendit tonë dhe mund të dënohet”.
Diskutime rreth kësaj post