Aktori i njohur i “Portokallisë”, Gaz Paja ka folur rreth angazhimeve të tij politike. Teksa ishte i ftuar në studion e “Ftesë në Pesë”, aktori shprehet se ka dëshirë të jetë pjesë e skuadrës së Erion Veliajt, skuadër kjo, e cila sipas tij do të futet në histori.
“Unë nuk kam asnjë letër të asnjë partie dhe nuk mendoj se do kem ndonjëherë.
Unë thjesht mendoj që ky djali bashkë me skuadrën e tij do hyjnë në histori dhe unë kam qejf të jem pjesë e historisë. Kaq! Pra të ndihmoj në zhvillimin e Tiranës.
Se çfarë thonë pastaj, jo është i politizuar apo jo, kjo nuk është e vërtetë.
Kush do e beson dhe lë të vijë të ndjekë punën time artistike, të cilën e adhuroj dhe për të cilën paguhem, kujt nuk i pëlqen kjo nuk më plas fare”, theksoi ai.
Paja, komentoi edhe lajmin që bëri bujë nëpër media, në lidhje me makinën e tij të shtrenjtë, e cila ishte parkuar para Teatrit Kombëtar.
“Makina në teatër atë natë ka qenë si çdo natë të provave, që ne aktorët e veprës parkojmë aty.
Pra aty ishte makina e teatrit, ishte makina e Visjanit, ishte makina ime, më duket se edhe e Laurës.
Kështu që ishin dy-tre makina. Këto zonjat apo zotërinjtë që donin të merreshin me makinën time, u morën se ndoshta iu pëlqeu…” tha ndër të tjera Gazi.
Më tej, Gazi zbuloi se makina i ka kushtuar plot 42 mijë euro, edhe më shumë se çmimi i hamendësuar nëpër media, ndërsa shtoi se ende nuk i ka shlyer të gjitha.
“Kam shkuar si gjithë shqiptarët në një koncensionar, kam kërkuar ta marr me këste dhe e kam marrë me këste” tha Gazi.
Diskutime rreth kësaj post