Aktori i njohur i humorit dhe shumë i dashur për publikun, Gaz Paja, siҫ duket i ka dhënë martesës disa vjeçare me bashkëshorten e tij, Ira Seferi, me të cilën ka edhe një djalë.
Aktori është martuar me partneren e tij në Qershor të vitit 2019, por me sa duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.
Aludimet për ndarjen e çiftit, nisën pasi postimet e aktorit me Iran muajt e fundit kanë qenë të pakta, ndërsa prej kohësh ata nuk janë shfaqur me njëri-tjetrin në publik.
Ajo që nxiti më shumë aludimet e publikut që çifti i kanë dhënë martesës, ishte pasi Gazi u shfaq i vetëm në premierën e filmit “5 Herë JO”, ku Bora Zemani dhe Donald Veshaj, janë protagonistët kryesorë.
Aktori u shfaq vetëm, i shoqëruar nga disa miq, teksa u vu re mungesa e bashkëshortes së tij.
Nga ana tjetër, përveç postimeve të pakta së bashku, Ira nuk e ndjek aktorin as në rrjetet sociale, megjithëse akoma nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur mes çiftit.
Diskutime rreth kësaj post