Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi sfidoi sërish ish-kryeministrin Berisha, kur tha se ai nuk i ka mbledhur dot firmat për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar.
Sipas tij, nëse ky i fundit do i kishte firmat, t’i dorëzonte në protokollin e selisë blu dhe jo në zyrën e Palokës.
“Cdo anëtar i PD-së sot është fyer edhe me atë pakicë që kanë besuar te zoti Berisha. Edhe sikur janë të dhënat tonat, të jenë siguruar 1/8 apo 1/10 vullneti i tyre nuk mbyllet në kasafortë dhe të bëhet shoë. Edhe zëri i pakicës duhet të dëgjohet edhe nëse 1/10 e delegatëve duhet të dëgjohet nga partia.
Prandaj përsëris thirrjen time si sekretar i përgjithshëm i PD-së, që nxirrini firmat nga kasaforta me gazetarë që nuk janë në gjendje të konfirmojnë nëse janë nënshkrues të formularëve anëtarë të këshillit kombëtar, janë apo jo demokratë, janë apo jo gjallë apo janë apo jo në territorin e Shqipërisë. Respektoni institucionet e PD-së me transparencë të plotë” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post