Gazment Bardhi ka hedhur akuza në drejtim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se ka përfituar 2 kate te kulla “Lion Rezidencë” në afërsi të Liqenit Artificial.
Bardhi tha se nëse ai e ka shpifur e sfidon që ta çojë në gjykatë.
“Sa herë do të hedhë fjali në ajër që nuk ja kupton rëndësinë e asaj që thotë do të duhet të ballafaqohet me të vërtetën. Basha një muaj pasi humbi zgjedhjet e i fut një porosi për dy kate. Është kulla në hyrje të Liqenit.
Pasi rikthehet me vet shpallje në krye të PD-së, më shumë koha kalon në zyrën e arkitekturë për mobilimin e apartamenteve se sa të bëjë opozitë. Herë tjetër të mendojë mirë se ku i hedh fjalët. Nuk jam avokat i askujt. Nuk kam qenë unë, por ka qenë zoti Basha ai që ka shkuar në garazhin e pronarit të kullës 64-katëshe për ti kërkuar ndjesë, nuk kam shkuar unë.
Nëse unë kam shpifur e sfidoj të më çoj në gjykatë. Do duhet të vij të përballet me të vërtetën. Dy kate në kullën më të shtrenjtë të Tiranës, në Lion Residencë! Merreni e shikojeni“, tha Bardhi.
Diskutime rreth kësaj post