Shumë pak tifozë të futbollit e mbajnë mend që Gerard Pique në fillimet e karrierës së tij ka luajtur te Manchester United.
Ai mbërriti në Old Trafford nga Barcelona dhe pak vite më pas u rikthye në Camp Nou.
Një ditë, kur ishte duke u përgatitur për një ndeshje në dhomat e zhveshjes, papritmas i bie zilja e telefonit.
Keane, i cili nuk ka një marrëdhënie të mirë me zilet e celularëve, nuk i pëlqeu ajo zile në prag të ndeshjes dhe këtë ia bëri të qartë spanjollit.
“Një nga ndeshjet e mia të para në Old Trafford, ishim në dhomën e zhveshjes, duke u bërë gati dhe unë kisha shumë emocione,” shprehet ai për “The Players Tribute”.
“Imagjinoni, isha 18 vjeç, dhe isha ulur në stol duke veshur çorapet ngjitur me Ruud van Nistelrooy, Ryan Giggs dhe Rio Ferdinand.
Doja të isha i padukshëm. Po mendoja, ‘thjesht bëj punën tënde dhe mos bie në sy.
Ishim ulur duke pritur trajnerin dhe isha ulur pranë Roy Keane. Ishte qetësi.
Dhe papritmas u dëgjua ai vibrimi i vogël.
Roy fillon të shohë përreth.
Aty kuptova që ishte celulari im.
E lashë me vibracion dhe e kisha në xhepin e pantallonave që kisha palosur mu mbrapa veshit të Keane.
Ai fillon të kontrollojë si një maniak.
Kur mori vesh se ishte celulari im ai shkalloi në sy të të gjithëve.
Ishte e pabesueshme. Gati sa nuk e bëra në brekë.
Por ishte një leksion i mirë”, tha Pique.
Diskutime rreth kësaj post