Ministri i Jashtëm në largim i Kosovës Behxhet Pacolli, ka publikuar projektin e ndërtesave, që do të ndërtohen në Thumanë, e cila u godit nga tërmeti 3 javë më parë.
Pacolli shkruan se projekti është gati, pas një punë me shpëjtësi rekord, dhe do të financohet i gjithi nga familja Pacolli.
“Të dashur miqtë e mi,
Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e go ditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë.
Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese”, shkruan Pacolli.
Siç shihet edhe nga fotot e projektit të familjes Pacolli, ndërtesat do të jenë kryesisht 3 katëshe.
Pak ditë më parë Pacolli premtoi se do të investonte 1 milionë euro për të dëmtuarit nga termeti në Thumanë.”-shprehet Pacolli.
Diskutime rreth kësaj post