“Ka ende zona gri dhe të errëta në administratë, ndërsa do të ketë një masë ndëshkimore për ata që fshihen pas njëri tjetrit dhe nuk shërbejnë si duhet dhe nuk e përfaqësojnë ambicien tonë për administratën”, tha Rama ditën e sotme gjatë takimit të përjavshëm të platformës së bashkëqeverisjes.
Ky kërcënim i hapur që ai i bën gjithë administratës në bllok, duket se ka të bëjë me planin e tij tashmë të dekonspiruar nga shumë zëra politik e mediatik, sipas të cilit synon që ta shpëtojë vetveten, duke provokuar brenda muajit maj zgjedhje të parakohshme me synim një rikonfirmim në postin e kryeministrit, ose të paktën një ikje sa më dinjitoze nga politika. Fakti është se një nga problemet më të mëdha që ka sot Edi Rama, nuk është vetëm mllefi masiv i qytetarëve dhe opozitarëve, por edhe pakënaqësia deri në revoltë brenda Partisë Socialiste dhe dhjetëra mijë të punësuarve të ndershëm në administratë.
LEXO EDHE:
Kandidatët nga anëtarësia, IA: Vendimi i Bashës, hap për konsolidimin e demokracisë
Pavarësisht se gjuha e përdorur sot ishte më shumë e koduar, Rama duket se ka zgjedhur rrugën e shantazhit dhe kërcënimit për të mbajtur të bashkuara radhët e pushtetit. Kujtojmë se pikërisht në prag të zgjedhjeve lokale të vitit 2015, Rama, mbajti në qytetin e Shkodrës një fjalim me dyer të mbyllura, ku i kërkonte administratës në mënyrë të jashtëligjshme dhe hapur, që të “bënin sa më shumë vota”, përndryshe jo vetëm do të hiqeshin nga puna, por edhe do të përgjigjeshin ligjërisht për shkeljet në punë.
Ja çfarë thoshte Rama në Shkodër më 7 maj të vitit 2015, për rolin e administratës për të mbledhur sa më shumë vota:
“Çdo drejtor, çdo shef, çdo përgjegjës, çdo person që ka marr një fije pushtet nga PS, dhe nga LSI por për këtë do t’ju flasë kryetari, një fije pushtet, duhet të garantojë që do ta ketë prapë në 22 qershor (shënim i yni: bëhet fjalë për postin). Ne jemi të vetëdijshëm që në të gjithë territorin kemi bërë dy gabime, me burimet njerëzore dhe me emërtesat. Jam i vetëdijshëm që në të gjithë territorin jo të gjithë drejtorët kanë, janë në vlerësimet e duhura. Jam i vetëdijshëm që në në çdo qark, çdo rreth, në çdo bashki ka drejtorë që po na nxjerrin bojën.
Shtabit drejtues, që është shtabi i përbashkët i kandidates dhe i deputetëve që janë këtu në sallë iu tha vetëm një gjë, që të gjithë këtyre drejtorëve, nëndrejtorëve që janë dhe shefa dhe përgjegjës, do t’u caktojnë detyrën konkrete. Dhe detyra konkrete do të jetë: Sa kuti votimi do të kesh ti nën përgjegjësinë tënde personale. Që do të thotë, dikush një zonë, dikush 5 qendra, dikush 2 qendra e kështu me radhë, por ama, aty në krah secili nga ju do të marri në dorë letrën dhe do ju thuhet: Këto janë votat që ne presim të dalin nga kjo qendër votimi. Shko tani derë më derë, shtëpi më shtëpi, trokit dhe fol për Keti Bazhdarin, dhe kush është i Partisë Socialiste të kërkojë votat për Partinë Socialiste, kush është me LSI të kërkojë votat për LSI, por të gjithë bashkë për Keti Bazhdarin në radhën më të parë, se kjo është kryesorja, dhe në fund fare në qoftë se rezultati, objektivi nuk do të arrihet tek kutia, dmth që koha për ti hapur vendin dikujt tjetër ka ardhur me datën 22.
Historia e Partisë Socialiste në pushtet, dhe ata që janë këtu e njohin historinë e Partisë Socialiste në pushtet, ka qenë historikisht që kush bëhej drejtor i kthente shpinën betejës, nëpër kafe, nëpër historira, dhe shumica dërrmuese u bë edhe shkaku që filloi edhe degjenerimi i pushtetit të PS.
Kjo nuk ka për të ndodhur prapë, kjo nuk ka për të ndodhur prapë dhe ne nuk do ta lejojmë këtë që të ndodhi, sepse ne kemi bërë mirë që kemi investuar mbrapsht tek ju besimin që ju të merrni përgjegjësi dhe kështu me radhë, por kjo nuk është e ndarë nga domosdoshmëria që shumica jonë, që qeveria jonë, jo vetëm të performojë, jo vetëm të japë rezultate, por edhe të marrë mbrapsht nga populli atë që i takon. Dhe është rasti që disa prej jush këtu të shlyejnë një pjesë edhe të degradimit që kanë shkaktuar në imazhin e PS me punën e tyre si drejtorë, ta shlyejnë duke i kthyer mbrapsht Partisë Socialiste kreditë që ka marrë me 23 qershor në Shkodër, bashkë me LSI, padiskutim. Dhe për këtë arsye nuk kemi shumë për të diskutuar kjo është e thjeshtë dhe e qartë. Çdo njëri nga ata që ka një përgjegjësi më shumë se sa punonjësit e thjeshtë, aty tek punonjësit e thjeshtë gjëja është pastaj tek organizimi i natyrshëm dhe detyra të natyrshme…”
Diskutime rreth kësaj post