Pensionistët do të marrin bonusin me vlerë 5000 lekë, duke nisur nga data 1 dhjetor e deri në fund të vitit. Kjo shumë i dedikohet atyre si shpërblim për festat e fundvitit.
Nga data 1 dhjetor, pensionistët do të tërheqin bashkë me pagesën e tyre mujore dhe bonusin në vlerën e 5 mijë lëkeve.
I njohur ndryshe si shpërblimi i festave, ai është sanksionuar me ligj që të ndahet cdo fundvit, sipas një kalendari që përcakton Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe që përputhet me datën e marrjes së pensionit, në mënyrë që të mos krijohen radhë në sportelet e Postës.
Fondi i përgjithshëm që u ndahet të moshuarve është 45 milionë dollarë.
Në rast se nuk tërhiqet brenda muajit dhjetor për arsye të ndryshme, kryesisht të lidhura me emigrimin, ai ruhet për 3 vite të tjera dhe cdokujt i jepet e drejta për ta marrë edhe përtej dhjetorit.
Kujtojmë se janë 680 mijë pensionistë të regjsitruar në sistemin e sigurimeve shoqërore, ndërsa çeku i fundvitit është bërë tashmë traditë prej shumë vitesh.
ISSH thotë se shpërblimin e fundvitit do ta marrin edhe ata individë që dalin në pension, deri në datën 31 dhjetor.
Diskutime rreth kësaj post