Pasi Garda nuk lejoi futjen e deputetëve të përjashtuar të PD-së në Kuvend, Flamur Noka, Bledian Nallbati dhe Ervin Salianji kanë mundur të futen fillimisht brenda rrethimit dhe më pas përmes dritares në sallën e Komisionit të Ligjeve.
“Lëpiheni për një rrogë”, Dashnor Sula irritohet me gardistët: Turp të keni, turp!
Siç duket nga fotot e mësipërme, Noka është ndihmuar nga kolegët Lefter Gështenja dhe Saimir Korreshi për t’u ngjitur nga dritarja në njërën prej sallave të Kuvendit.
Pse ky tension
Dita e sotme ishte planifikuar me një axhendë të ngjeshur në komisione. Në rendin e ditës janë parashikuar mbledhja e 5 komisioneve parlamentare, ai i Ekonomisë, Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë është projekt-buxheti i vitit 2024.
Për shkak se opozita ka vendosur të bllokojë komisionet, PS vendosi që mbledhjet të zhvillohen online.
Për shkak të përplasjeve, janë në total 8 deputetë të opozitës të përjashtuar nga punimet e Kuvendit.
Të premten, e 3 nentorit u përjashtuan me 10 ditë Ervin Salianji që ndezi tymuese rozë e mavi në seancë plenare, Petrit Doda dhe Edmond Spaho, ndërsa pas seancës me përplasje fizike të 30 tetorit u përjashtuan kreu i grupit Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi.
Diskutime rreth kësaj post