Në fillim të protestës së sotme u shpërnda një lajm ku thuhej se Garda i kishte hequr truprojat ish-krymeinistrit Sali Berisha.
Pas këtij lajmi reaguan edhe dy truprojat personale të Berishës ku deklaruar dorëheqjen e tyre nga garda për ti dalë në mbrojtje ish-kryeministrit.
Së funmdi në lidhje me këtë lajm ka reagura vetë Garda e Republikës ku ka sqaruar se Berishës i ka mbaruar afati tre vejçar i mbrojtjes ligjore.
“Në përgjigje të interesit të disa mediave, lidhur me truprojet e zotit Sali Berisha, Garda e Republikës informon se në zbatim të Nenit 5, të Ligjit Nr. 8869, datë 22.5.2003 ‘Për Gardën e Republikës së Shqipërisë’ i ndryshuar, ku përcaktohet se Kryeministri i vendit përfiton shërbim ruajtje për një periudhe 3-vjeçare pas përfundimit të detyrës, është ndërprerë vijimi i mëtejshëm i këtij shërbimi”, deklaron Garda e Republikës. /albeu
Diskutime rreth kësaj post