Mungesa e kryeministrit në seancën plenare për debatin lidhur me programin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme ka shkaktuar tensione në sallën e Kuvendit.
15 minuta pushim nuk sollën asgjë të re. Mazhoranca iniston për të vijuar me seancën, duke i dhënë fjalën numrit dy të qeverisë Ahmetaj.
Por kjo u kundëershtuar nga opozita. Deputeti Alibeaj ju drejtua foltores për të penguar Ahmetaj. Mënjeherë ndërhyu Garda e Republikës duke u bërë mur para foltores.
“O djem largohuni se nuk kemi për t’u zënë me grushte, s’ka nevojë, po vendosi kryetarja që do flasë Enkelejdi do iki unë, po vendosi të flas ynë, do vazhdoj. Të lutem tërhiqi djemtë se nuk ka nevojë”, tha Ahmetaj.
Diskutime rreth kësaj post