Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati duke komentuar zgjedhjet presidenciale në SHBA, thotë se presidenti Donald Trump nëse humbet shtetet si Pensilvania dhe Nevada, atëherë gara është e mbyllur.
Qëndrimet e Trump për të kontestuar rezultatin, Bushati i sheh si pjesë e fushatës që në fund të procesin të numërimit të votave do të mbetet me aq.
“Nëse Trump humb Pensilvaninë dhe Nevadën që e ka humbur në zgjedhjet e kaluara me Klinton, pastaj gara është e mbyllur. Nuk shoh argument për manipulim votash. Është disi e paramenduar dhe është proces i nisur prej kohësh ku është goditur kredibiliteti i votimit me postë”, tha deputeti socialist.
I diplomuar në Chikago për Financë dhe Ekonomi, Bushati thotë se, pavarësisht se çështja mund të përfundojë në Gjykatën Supreme, nuk mund të zhbëhet vullneti i popullit amerikan.
Diskutime rreth kësaj post