Kreu i PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Arena’ se gara brenda PD-së po bëhet e nxehur mes kandidatëve.
“Mua më shumë më shqetëson gara sesa kreu i partisë në PD, por gara po bëhet aq e nxehur sa është kthyer në një arenë dhe kjo tregon se është një vlerë e demokracisë. Demokracia ka pjesëmarrje dhe debat e marrje përgjegjësie.
Edhe sikur të mos ishte goditur Berisha, ai nuk do të kishte ndërhyrë në zgjedhjet në PD, as nuk po ndërhyn. Kandidatët janë në terren dhe janë në takime. Krerët e degëve po i shoqërojnë të gjithë kandidatët. Kjo krijon një klimë të favorshme për një gare të ndershme në fund.”, – tha Bejko.
Diskutime rreth kësaj post