Ish-presidenti Bujar Nishani ndodhet në Gjirokastër për të shoqëruar kandidaten për kryetare të PD, Edith Harxhi.
Deklarata e Nishanit:
“Kam ndjeshmëri të të qenit në Gjirokastër. Është situata e një Shqipërie, të gjithë këto faktorë qytetari partia janë pjesë e një të tëre që është Shqipëria.
Nuk mund të qëndrojmë pjesë e mbytjes në këtë moçal. Për fatin e keq jo vetëm të demokratëve, jo vetëm të atyre që u angazhuan në këtë fushatë pavarësisht hamendësimeve politike, tifozllëkut, 25 prilli nuk solli asnjë ndryshim ndërkohë që të gjithë prisnin një ndryshim.
Ndryshimi pritej të udhëhiqej nga PD, e cila ishte e faktuar si forcë politike. Shqipëria spati asnjë mundësi për të filluar ndryshimin pas 25 prillit. Ne kishim krijuar pritshëmëri që do të sjellim ndryshimin dhe filluam të shihnim veten në pasqyrë”, tha Nishani.
Diskutime rreth kësaj post