Pasditja e sotme e ka gjetur ish-kreun e PD-së Lulzim Basha në Fier.
Sipas tij, riorganizimi i Partisë Demokratike dhe përgatitja për përballjen e ardhshme elektorale me kundërshtarin tonë politik, kalon përmes hapjes, modernizimit dhe fuqizimit të çdo strukture.
Përfshirja e të rinjve, diasporës, e profesionistëve me integritet, e shtresave që historikisht kanë përbërë ashtin e forcës së djathtë politike do të jenë në qendër të procesit, sipas tij.
Ai premton se do të ofrojë një alternativë të vlerave me një projekt të qartë ndryshimi, që vetëm Partia Demokratike mund ta garantojë.
Postimi i plotë:
“Riorganizimi i Partisë Demokratike dhe përgatitja për përballjen e ardhshme elektorale me kundërshtarin tonë politik, kalon përmes hapjes, modernizimit dhe fuqizimit të çdo strukture. Përfshirja e të rinjve, e diasporës, e profesionistëve me integritet, e shtresave që historikisht kanë përbërë ashtin e forcës sonë politike, të përndjekurit dhe pronarët, do të jetë në qendër të procesit që kemi nisur. Të vetëdijshëm se shkëputja nga anët e errëta të të shkuarës sonë çel rrugën për një parti edhe më përfshirëse se më parë, në aleancë me qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë, do të ofrojmë një alternativë të vlerave me një projekt të qartë ndryshimi, që vetëm Partia Demokratike mund ta garantojë.“-shprehet Basha.
Diskutime rreth kësaj post