Prefekti i qarkut të Vlorës, njëherësh kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 4 gushtit në Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo thotë se himariotët kanë të drejtën të gëzojnë pronat e tyre.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Tavo u shpreh se askush nuk duhet të mendojë se mund të përfitojë metër katror tokë të himariotëve me firmën e tij.
“Kanë të drejtën e Zotit ta gëzojnë rivierën e tyre, pronat e tyre, po e them, kjo është një deklaratë që e bëj për herë të parë në televizionin tuaj dhe është publike, ta harrojë kushdo se mund të përfitojë ndonjë metër katror të banorëve të Himarës me firmën e Vangjel Tavos”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post