Ish-kryeministri njëherësh deputeti i PS-së Bashkim Fino ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kreun e Federatës së Futbollit Shqiptar, që do të zhvillojë zgjedhje më 7 shkurt.
Por nga ana tjetër, ndryshe nga sa u raportua, ai nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mandati i deputetit. I ftuar në RTSH, ai thotë se një gjë të tillë ligji nuk ia kërkon.
“Nga ana ligjore nuk më pengon askush të kandidoj për të kandiduar për FSHF-në. Kushdo mund të kandidojë, sepse ajo është një OJF. A do të hiqja dorë nga mandati i deputetit nëse kjo do të kërkohej nga ligji? Sigurisht. Nëse do të vendosja të hyja në garë do ta bëja” – tha Fino.
Po ashtu, Fino u shpreh se ka dëgjuar se kjo është një ndërhyrje e politikës në futboll, por e ka neveritur si pretendim.
“E kam dëgjuar këtë dhe do të doja që me neveri të mos ktheja përgjigje. Unë jam një politikan i vjetër karriere. E kam nisur si drejtues. Duka ka thënë që kemi shokë.
Kam mbaruar për financë. Kam një përvojë të gjatë në politikë. Kam 20 vjet deputet. Unë do të mendoj 24 orë për futbollin” – premtoi Fino duke bërë edhe një replikë me disa batuta të Dukës i cili tha me ironi në një intervistë përpara vitit të ri se Finon mund ta prezantonte selia e PS-së” tha Fino.
Diskutime rreth kësaj post