Analisti Adri Nurellari teksa ka diskutuar fushatën elektorale të partive para 25 Prillit, thotë se Partia Socialiste nuk bën asnjë përpjekje për të joshur votuesit e lëkundur por të mobilizojë elektoratin e saj, ndërkohë që vendimet e opozitës janë të diktuara nga nevojat e realitetit.
Deklarata e Nurellarit:
“Nëse shikohet opozita, ka pasur efekt truku me ndryshim të rregullave të lojës, pa u konsultuar e pa përfillur grupin e interesave dhe kjo ka sjellë handikap për opozitën duke e futur në sistem të ri u desh kohë që ta adaptoheshin me sistemin zgjedhor. Është një ndryshim i ngjashëm me vendet fqinje dhe kjo sjell komplikime. Opozita nuk është hedhur e gjitha në fushëbeteje sikundër qeveria.
Disa veprime janë të kushtëzuara nga nevoja dhe të diktuarit nga nevoja e realitetit. PS ka dy shtylla të fushatës të mobilizojë votuesit e vet nxjerr Fatos Nanon për të mobilizuar votuesit. Rama nuk po bën kurrfarë pëprjekje për të joshur votuesit e lëkundur, pasi e di që është i humbur. Shqipëria ka pasur tatëpjetë dhe premtime të pambajtura. Shqipëria në shumë aspekte ka mundësi për të riformalizuar paratë. Qeveria ka pasur strategji për të punësuar militantë, të kursejmë në administratë duke rritur automatizimin dhe të paguajmë mjekët dhe infermierët. Duhet të konkurrojmë edhe me vendet e rajonit.”-tha analisti.
Diskutime rreth kësaj post