Gara me Gramoz Ruçin, ja si përgjigjet Koçoja
Deputeti i PSsë, Koço Kokëdhima është shprehur se nuk do të jetë ai sfiduesi i Gramoz Ruçit për postin e Sekretarit të Përgjithshëm.
“Jam në dijeni të shumë spekulimeve që janë bërë, është e vërtetë se ka pasur debat mes meje dhe Rucit, nuk ka qenë personal, as nuk ka qenë debat për postin e Ruçit, unë e kam shpjeguar edhe herë të tjera, nuk kam qenë i interesuar për të kandiduar për atë post, nuk jam dhe nuk do të jem i interesuar”, tha Kokëdhima për “News 24”.
Por deputeti bëri të ditur se do të garojë për një post tjetër por nuk e specifikoi atë.
“Do të kandidoj për një detyrë tjetër, por do e merrni vesh aty” ka thënë ai.
Diskutime rreth kësaj post