Dua Lipa elektrizoi Tiranën më 28 Nëntor. Dje në rrjet qarkulloi lajmi se në kocertin e saj të mbajtur në sheshin “Skëndërbej”, ishin rreth 200 mijë spektatorë.
Faqja “Dua Lipa Today” shkroi se këngëtarja tejkaloi rekordin e vendosur nga Tina Turner në 1998, ndërkohë ky postim u shpërnda edhe nga vetë Dua.
“Koncerti i fundit falas i Dua Lipës nga turneu “Future Nostalgia” është tani koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori, me rreth 200 000 spektatorë. Ajo tejkaloi rekordin e vendosur nga Tina Turner në 1998”, thuhej në postim.
Pas këtyre lajmeve, ka ardhur reagimi edhe i këngëtares tjetër shqiptare me famë botërore, Rita Orës.
Në llogarinë e saj në “Instagram” Rita shpërndau një postim ku thuhet se ajo në vitin 2018 ka mbledhur 300.000 njerëz në Kosovë dhe 250.000 në Shqipëri. Siç duket vajzat janë në garë të hapur!
Diskutime rreth kësaj post