Petro Koçi, i cili është renditur i dyti në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Fier, thotë se socialistët kërkojnë një mandat të tretë për të çuar përpara punët e nisura.
Ndërkohë që premtimet e kundërshtarëve për Koçin janë premtime piramidale më të rrezikshme se ato të Sudes. Koçi tha se përballë alternativës së PS, është çifti Meta dhe Berisha, të cilët i cilësoi si rrezik për shtetin.
Deklarata e Kocit:
‘PS meriton një mandat të tretë. Qeveria Rama ka përballuar me sukses objektivat që ka marrë përsipër por është shquar për përballimin e sfidave që ka sjellë natyra siç ishte sfida e tërmetit dhe më pas pandemia. Qeveria Rama ka treguar se ka shpirtin e punës, e vendosur për të ecur përpara me reforma të rëndësishme, ku veçojmë reformën në drejtësi, një reformë e cila në procesin e vetting-ut nxori jashtë sistemit dhjetëra prokurorë e gjyqtarë të korruptuar.
Nga ana tjetër përballë nesh është një çift individësh Berisha-Meta që mbartin në kurriz përgjegjësi të mëdha për shkak të ngjarjeve kriminale që kanë pasur për autor PD dhe LSI që kurorëzuan një martese politike me krimet e 21 Janarit dhe një sërë veprimesh kundër shtetit dhe institucioneve. Meta dhe Berisha janë rrezik për shtetin, për kushtetutën dhe vetëm PS është garanci për stabilitetin shoqëror dhe integrimin e vendit.
Basha ka premtuar se do hamë me garuzhde të florinjtë, skena e premtimeve të tij është piramidale më e rrezikshme se e Sudes dhe duhet bërë kujdes me politikanë të tillë se e çojnë vendin si në ’97.‘-tha Koçi për Report TV.
Diskutime rreth kësaj post