Deputetja në Kosovë Ganimete Musliu, komentoi gjyqin në Hagë për ish-udhëheqësit e UÇK-së, Hashima Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Ajo e ka konsideruar kreun e qeverisë së Kosovë frikacak, duke theksuar se ai sot nuk ka guxim të flasë asnjë fjalë për ish-komandantët e UÇK-së.
Më tej, ajo tha se Kurti mund ta kishte zhbërë Gjykatën në Hagë, por sipas saj numri një i qeverisë kosovare nuk po mbështet popullin që i dha votën.
“Unë dhe Albini nuk jemi asnjëherë në frekuenca të njëjta. Në kohën kur kundërshtohej Gjykata Speciale Albin Kurti bënte zhurmë por nuk qëndroi në sallë për ta kundërshtua me votë Gjykatën Speciale. Kurti dhe atëherë është treguar frikacak dhe frikacak po tregohet dhe sot duke heshtur dhe duke mos mbështetur popullin që i dha votën për kryeministër të Kosovës. Dallimi mes meje dhe Kurtit është se unë kur e jap fjalën publike i qëndroj deri në fund ndërsa Albin Kurti nuk e mban fjalën, se ka mbajt as për Gjykatën Speciale, të cilën tha se do ta zhbëjë Gjykatës. Ai nuk ka guxim të japë asnjë deklaratë të vetme për ish-komandantëve UÇK-së”– tha ai.
Diskutime rreth kësaj post