Gjatë ceremonisë së dhënies së medaljes, ndaj atletes shqiptare Luiza Gega, ka ndodhur një incident nga organizatoret e Lojërave Mesdhetare.
Ata vendosën një himn tjetër në vend të atij të flamurit shqiptar, gjatë ceremonisë së medaljeve, ku e para në shkallën më të lartë të podiumit ishte Luiza Gega.
Himni i luajtur ishte i Qipros, mesa duket organizatorët e kanë ditur se atletja shqiptare ishte nga ky shtet, pasi dhe diploma e akorduar e cilësonte si pjesëtare e ekipit qipriot.
Për Shqipërinë kjo është medalja e tretë në Oran 2022, pas atyre të marra nga mundja.
Diskutime rreth kësaj post