Deputetja Rudina Hajdari ka folur mëngjesin e sotëm për ‘gafat’ e saj në Kuvend që në jo pak raste janë kthyer edhe në meme.
E ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’, Hajdari u shpreh se të flasësh në këmbë është e vështirë, sidomos për deputetët e rinj, ndërsa të folurën nga karrigia e konsideroi më të lehtë.
“Është më e lehtë të flasësh ulur sesa në këmbë. Kur jam e ulur te karrigia ime e kam më të lehtë. Kurse kur jam në këmbë nuk është e thjeshtë. Mësohesh. Për deputetët që janë për herë të parë duhet pak kohë, ku të shikosh, ku do akomodohesh…”, u shpreh Hajdari ndër të tjera.
Më tej, deputetja tha se nuk ndikohet shumë nga kritikat, por sipas saj me rëndësi ka që të jetë pranë qytetarëve. “Gabimet janë pjesë e jetës, por nuk ndikohem shumë nga kritikat. Rëndësi ka të jesh aktive dhe pranë qytetarëve”, – tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post