Deputetja opozitare Rudina Hajdari në një intervistë të dhënë sëfundmi për mediat zbuloni se një nga arsyet se përse bënte gafa në Kuvend, ishte edhe fakti që qëndronte në këmbë.
“Është më e lehtë të flasësh ulur sesa në këmbë. Kur jam e ulur te karrigia ime e kam më të lehtë. Kurse kur jam në këmbë nuk është e thjeshtë. Mësohesh. Për deputetët që janë për herë të parë duhet pak kohë, ku të shikosh, ku do akomodohesh…”, shprehej Hajdari.
Pikërisht kjo deklaratë e Hajdarit ka ngjallur reagimin e juristit Romeo Kara, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale tregon një histori ironike dhe ‘thumbon’ ashpër edhe kryedemokratin Lulzim Basha.
Postimi i plotë:
“Lidhur me gafat qe dalin nga kontrolli kur flet në kembe.
Dikur udhetaret qe kalonin neper Kavaje ndalonin tek nje mengjesore tradicionale ku servirej vetem paçe, kos e pilaf.
Mengjesorja nuk kishte asnje karrige dhe klientet e konsumonin pilafin në kembe.
Dikush nga klientet u ankua dhe kerkoi nje karrige, por kuzhinieri i mesuar me kete lloj kerkese edhe me pare ia kthehu gjithe humor: “a ha dashke ene karrige ti. Ketu në Kavaje hahet në kembe, por po deshe n’bythe shko n’Elbasan”.
Tani besoj se u kuptua arsyeja pse Rudina ka shkuar të kandidoje në Elbasan.
Aty me siguri do shpetoje nga gafat edhe pse ato kane lezetin e tyre sepse vlejne për të zene nje vend në memorien e publikut.
Sugjeroj qe edhe gafaxhiu kronik Luli, të shkoje edhe ai në Elbasan dhe t’i nxjerri prej andej pa problem tete vite nga kater vite.”-shkruan Kara.
Diskutime rreth kësaj post