Rita Ora u paraqit në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin “The Big Breakfast” në Channel 4 të Mbretërisë së Bashkuar të shtunën.
Këngëtarja me origjinë shqiptare ndodhej në ShBA kur hyri në një video-lidhje direkte me prezantuesit e emisionit të mëngjesit, Mo Gilligan dhe AJ Odudu. Gjatë intervistës së saj pati një konfuzion, kur Rita u hutua nga diçka në tasin e saj me fruta.
Duke marrë një frut në dorë dhe duke e mbajtur pranë kamerës, Rita tha: “Shikoni këtë mollë të pluhurosur! A mund ta shikoni?”.
“Unë as që mendoj se është një mollë. Unë mendoj se është si një dardhë e rrudhur”, spekuloi interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down”.
“Është?!”, tha ajo. “A e dini çfarë, është ora 3 e mëngjesit djema, më jepni një pushim”, tha këngëtarja shqiptare e cila po paraqitej në emisionin e mëngjesit në Mbretërinë e Bashkuar, por që ishte ora 3 e mëngjesit në Los Angeles – aty ku edhe nga ajo u fut në video-lidhje.
Është e panevojshme të thuhet se momenti gazmor nuk kaloi pa u vënë re në internet dhe tashmë janë krijuar ‘meme’ të shumta nga kjo në Twitter.
Video:
It’s giving… dusty apple🍑 @RitaOra #TheBigBreakfast pic.twitter.com/kJrkBXGo01
— Channel 4 (@Channel4) August 13, 2022
Diskutime rreth kësaj post