Mediat franceze kanë intervistuar personin që bëri njoftimin në stadium gjatë ndeshjes Francë Shqipëri dhe ngatërroi emrin.
Ai quhet Max dhe punon prej vitesh në Stad de France. Në përpjekje për të kërkuar falje shqiptarëve se u vendos himni i Andoras në vend të atij shqiptar, Max e ngatërroi akoma më keq punën duke i kërkuar falje Armënisë.
Pas këtij incidenti ai thotë se është ndjerë shumë keq dhe e quan gabimin më të madh që ka bërë ndonjëherë. Max ka folur për gazetën franceze L’Equipe dhe thotë se nuk ka fjetur dy ditë. Ai është një emër shumë i njohur në vendin e tij me një karrierë 50 vjeçare.
Diskutime rreth kësaj post