Gabimet që bëjnë prindët shqiptarë me adoleshentët
Ndonjëherë nga injoranca e herë të tjera thjeshtë nga neglizhenca, prindi shqiptar është zakonisht jo mirë i informuar rreth pubertetit dhe fazave të vështira nëpër të cilat kalon fëmiu i tij. Ditëve të sotme, fëmijët ekspozohen në informacione të ndryshme sa të mira aq edhe të këqia.
TV, Interneti, shoqëria, telefoni dhe gjithëçka që e rrethon është e lidhur me informacione apo dezinformata, pikërisht në një moshë kur fëmia është në fazë të kërkimit të vetëvetes dhe ndonjëherë, mungesa e komunikimit me prindin jo vetëm që e shqetëson dhe e bën të ndihet sikur jeta e e tyre është e parëndësishme, por edhe shkakëton një goditje të madhe ndaj vetëbesimit të fëmijës. Mos prisni që fëmija juaj të vijë me pyetje të cilat sidomos te femrat kanë të bëjnë me atë se si ndryshon trupi i saj. Ka mundësi që fëmia juaj as që do ju pyesë ndonjëherë rreth kësaj. Veçanërisht tek disa prind fanatikë të cilët mendojnë për arsye më banale se këto tema janë tabu.
Normalisht, si prind duhet t’i flisni fëmijëve tuaj që në moshën e hershme të adoleshencën në lidhje me seksualitetin, transformimit të trupit, dhe çdo gjëje tjetër. Kini kujdes, ndonjëherë faza e pubertetit fillon që në moshën 8 vjeçare dhe tek femrat fillon veç më formimi i
trupit, i thithkave që në atë moshë. Është e rëndësishme që me fëmijën tuaj të jeni të sinqertë dhe reale rreth pyetjeve që kanë e që i keni patur edhe ju dikur, por s’keni guxuar ti shtroni. Flisni për menstruacionet, para se t’ju vijnë atyre dhe përpara se vajza juaj të shokohet me atë se çfarë po i ndodhë.
Zakonisht vajzave iu vijnë menstruacionet në moshën 12 ose 13 vjeçare, pak a shumë 2 deri 3 vjet pasi të fillojnë fazën e pubertetit. Disave iu vijnë që në moshën 9, dhe disa të tjerave në moshën 16 vjeçare.
Djemtë fillojnë pubertetin më vonë se vajzat, diku nga 10 deri në 11 vjeç. Mund të zhvillohen shpejtë seksualisht, dhe mund veçmë të kenë njohur derdhjen e parë edhe pse në dukje duken si fëmijë. Është shumë e rëndësishme që vajzat të dinë se nëpër çfarë ndryshime kalojnë djemtë dhe djemtë ta dinë se cilat janë ndryshimet nëpër të cilat kalojnë femrat.
Diskutime rreth kësaj post