Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pranuar ftesën e tij personale për të marrë pjesë në samitin e G20 në Bali në nëntor.
“Pjesëmarrja e Ukrainës do të varet nga situata e sigurisë në Ukrainë dhe nga kush tjetër mund të marrë pjesë”, tha Zelensky në konferencën e përbashkët për shtyp për të shënuar vizitën e parë të Widodo në Ukrainë.
Zelensky shtoi se vizita e Widodo ishte e rëndësishme për të ndihmuar në ndalimin e luftës, raporton CNN.
“Unë i konsideroj bisedimet tona sot si një hap të rëndësishëm për forcimin e koalicionit global kundër luftës të të gjitha vendeve që mund të rikthejnë dhe garantojnë stabilitet në botë. Ju keni arritur fitoren në luftën tuaj për liri, ne besojmë se mund ta mbrojmë lirinë dhe pavarësinë tonë nga lufta kolonizuese e Federatës Ruse”, tha Zekensky.
Widodo tha gjithashtu se ai do t’i përcjellë një mesazh paqeje nga Zelensky presidentit rus Vladimir Putin kur të takohet me të të enjten. Widodo gjithashtu e ftoi Putinin në G20.
Presidenti indonezian diskutoi gjithashtu rëndësinë e Ukrainës për zinxhirin botëror të furnizimit me ushqime, duke thënë se “duhen bërë të gjitha përpjekjet në mënyrë që Ukraina të mund t’i kthehet përsëri eksportit të ushqimit”.
Diskutime rreth kësaj post