Ish-presidenti Bujar Nishani në intervistën e tij të parë pas largimit nga ky post, ka rrëfyer në emisionin Arena me gazetarin Dritan Hila momente më të vështira pasi ai i është fituar politikës.
Sipas Nishanit, një nga momente më të vështirë ka qenë kur ishte ministër i Brendshëm, kur një gazetë në vend kishte publikuar në faqe të parë një foto me fytyrën e tij të gjakosur.
“Pata aksidentin e parë psikologjik në 2007 kur u bëra për herë të parë ministër i Brendshëm. Kisha 2-3 muaj që isha bërë ministër dhe nuk kisha shijuar as të shtunë e as të diel. Më në fund pas tre muaj me insistimin e bashkëshortes sime vendosa që të shkojmë ditën e diel për fundjavë për drekë të prindërit e mi të cilët insistonin që të shkonim në fundjavë dhe t’i shikonim të paktën. Hipim në makinë, marrim fëmijët me vete. Djali sapo hipi në makinë tronditet dhe bërtet më të madhe. Ishte një gazeta “Korrieri” e cila në faqen e parë kishte foton time dhe tërësisht fytyrën time të mbuluar me gjak me diciturën “ë rrugët e Shqipërisë kanë ndodhur aksidente.
Çfarë po bën ministri i Brendshëm?”. Unë kisha vetëm 3 muaj që isha bërë ministër i Brendshëm. Pra pati një shok tek djali kur shikonte fotografinë time dhe tërë fytyrën e mbuluar me gjak. Ai moment ka qenë moment shumë I tensionuar , unë nuk isha mësuar me këto lloj sulmesh dhe që nga ai moment unë e menaxhova emocionin tim, por familja e ka ndjerë. Ka pasur raste ekstreme kur kanë thënë që Presidenti në vdekje klinike, është në koma në SHBA dhe familjarët shqetësoheshin. Natyrisht që në ambientin politik priten akuza, por tek ne ndodhin pak të ekzagjeruara”., -shprehet Nishani.
Diskutime rreth kësaj post